Artisti Leonard Qylafi dhe kuratorja Vanessa Joan Müller do të përfaqësojnë Shqipërinë në Bienalen e 57-të të Venecias me projektin “Ndodhi në kohën e tashme”.
Pas një thirrje të hapur të organizuar nga Ministria e Kulturës, projekti i Qylafit dhe Müller u përzgjodh nga një juri ndërkombëtare me anëtarë Marco Scotini, kurator i pavjonit të mëparshëm të Shqipërisë; Flaka Haliti, e cila përfaqësoi Kosovën në Bienalen e Venecias; shkrimtarja Eleni Laperi; dhe teoricieni i artit Gëzim Qendro. Kryetarja e jurisë ishte Julia Fabenyi, drejtoreshë e Muzeut Ludwig në Budapest.
Fabenyi, një kuratore e panjohur, konsiderohet emërim politik i qeverisë së djathtë ksenofobe të Viktor Orban. Emërimi i saj u prit me protesta nga skena artistike hungareze. Fabenyi më parë ka bashkëpunuar me Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë për shfaqjen mbi shkëmbimet kulturore ndërmjet Hungarisë dhe Shqipërisë.
Sipas përshkrimit të projektit, propozimi i Qylafit dhe Müller për pavjonin e Shqipërisë zhvillohet është përdorimi i imazheve për të treguar të shkuarën:
Si formëzohen eksperiencat personale nga imazhi zyrtar i vendit për të shkuarë? Si ndryshojnë këto imazhe dhe ku zveniten ato? Pikturat e Leonard Qylafit, disa prej të cilave të bëhen enkas për ekspozitën, nxjerrin në pah statusin e brishtë të imazhin si mbajtës i të shkuarës.
Këto piktura do të prezantohen sëbashku me disa libra të zgjedhur që theksojnë vështirësitë personale të një individi për tu bërë artist dhe roli që luan arti në shoqërinë shqiptare tani dhe më pas. Se si idetë dhe njohuritë ndikojnë kuptimin intelektual dhe kulturore të vetes. Se si ato formojnë “leximin” e të tashmes dhe të së shkuarës e filtruar përmes një rrjedhe imazhesh?
Konkurruesit e tjerë ishin artistët Gent Korini, i kuruar nga Nathalie Hoyos dhe Rainald Schumacher; Arbër Elezi, Lori Lako dhe Romeo Kodra; dhe Bujar Luca, i kuruar nga Serge Plantureux.
Punët e Qylafit aktuliasht ndodhen të shfaqura në galerinë Kombëtare të Arteve, për shfaqjen Onufri XXII — Stranger Than Kindness, e kuruar nga artisti Fani Zguro.
Biografinë e artistit Leonard Qylafi mund ta gjeni këtu.