Sot (4 shtator) në 4-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezën u prezantua për herë të parë, letra e saj origjinale e saj, e dërguar në 1898 ku i kërkonte ish-kryeministrit Ramiz Aliaj të vinte në Shqipëri.
Letra ka disa pjesë shqip dhe disa pjesë anglisht. Exit e sjellë të përkthyer më poshtë:
I dashur Zoti Aliaj
Ju falenderoj për letrën tuaj të mirësishme. Ju lutem të më falni që nuk ju kam shkruar gjatë gjithë kësaj kohe, por siçme dini kam qënë sëmurë.
Do të përpiqem të shkruaj disa rreshat në shqip, pas shumë e shumë vitesh – ndaj më falni për gabimet.
“Unë ja kam dhan besën a shqiptarit Zotit me prue dashni and pagje mbi gjithë botën”, duke i ofruar përkujdesje dhe dashuri të dhëmbshur të sëmurëve dhe atyre që po vdesin, të vetmuarve, të padëshiruarit, zemra jonë ka një dëshirë të madhe me ardh si njerëz në vendit tim, Shqipëri.
Unë do të lutem shumë për ju,
Zoti kjoftë me ju
Tereza