Kryetari i Lëvizjes 5-Yjet tha të enjten se do të përjashtojë nga partia deputetët që votuan kundër qeverisë së kryeministrit Mario Draghi, raporton Reuters.
Vendimi për të mbështetur Draghin shkaktoi çarje në grupin parlamentar më të madh, për herë të parë që prej krijimit të partisë në 2009.
Sipas një sondazhi online, rreth 60% e mbështetësve të partisë 5-Yjet mbështeste qeverinë e re. Por këto rezultate nuk u morën parasysh nga 15 deputetët të cilët votuan kundër.
“15 deputetët do të përjashtohen sepse nuk respektuan vendimin e partisë”, u shpreh në një postim në Facebook, kryetari i partisë Vito Crimi.
Ndërsa për 8 deputetët e tjerë të partisë, të cilët nuk erdhën në votim do të nisë një hetim mbi arsyet e mungesës. Kundra Draghit votuan edhe ish-ministrja Barbara Lezzi, dhe kryetari i komisionit anti-mafia, Nicola Morra.