
Grupimi “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” i ka prezantuar kreut të komisionit për punët e jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister qëllimin e kësaj lëvizjeje të re, të krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.
Themeluesit e kësaj lëvizjeje, Florian Haçkaj dhe Bledar Milaqi kanë konstatuar në bisedat e zhvilluara me vendimmarrës të huaj se në politikën shqiptare shohin vetëm ata që gjejnë probleme, por jo ata që ofrojnë zgjidhje apo që respektojnë marrëveshje.