Lezhë/ 15 persona nën hetim për protestën kundër vrasjes së Klodian Rashës

Nga Exit News
Lezhë/ 15 persona nën hetim për protestën kundër vrasjes së Klodian Rashës

Policia në Lezhë ka nisur hetimin për 15 qytetarë, të cilët protestuan të enjten për vrasjen e Klodian Rashës.

Në njoftim zyrtar policia bën me dije se janë nën hetim:

K. A., M. L., S. T., E. Gj., P. M., P. M., K. K., Ll. P., E. H., P. H., S. N., A. R., K. B., A. P. dhe K. U.

Ata akuzohen se kanë organizuar protestë të paligjshme si dhe kanë shkaktuar dëme materiale në drejtorinë e policisë Lezhë dhe prokurorinë e Lezhës.

Policia më herët njoftoi se në Korçë dhe Bulqizë janë nën hetim 16 persona.

Të enjten vijoi dita e dytë e protestës kundër vrasjes së Klodian Rashës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>