Pesë pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në Lezhë në 24 orët e fundit.
Një paciente është gruaja e policit të burgut, i zbuluar me Covid-19 një ditë më parë.
Ndërsa katër të tjerët janë familjarët e një pacienti që ka qenë i shtruar në QSUT dhe e ka marrë virusin aty.
Një prej familjarëve është punonjëse në bashkinë e Lezhës, tek sektori i Shërbimit Social.
Dy javët e fundit QSUT është kthyer në një vatër të rrezikshme infeksioni. Disa prej pavioneve si ai i Hematologjisë, i Sëmundjeve të Brendshme dhe urgjenca e Spitalit Francez janë mbyllur pasi mjekë, infermiere dhe pacientë u infektuar me Covid-19.