Një 49-vjeçar është arrestuar të mërkurën nga policia e Lezhës, pasi kishte kthyer bodrumin e banesës në ambient për të kultivuar drogë.
Policia bëri me dije se shtetasi Lad Nikolla, kishte përshtatur një ambient pranë banesës për kultivimin e bimëve narkotike dhe mbante armë gjahu pa leje në banesë.
Në kudër të operacionit të koduar “Shënkolli” u sekuestruan disa fidanë narkotikë të kultivuar në kubikë dhe vazo, aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike dhe një armë gjahu çifte.
“Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në ambientin e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike”,përfundon njoftimi i policisë.