LGBT, 4 politikanët me qendrime homofobike

LGBT, 4 politikanët me qendrime homofobike

Pro LGBT dhe Aleanca LGBT, dy organizatat kryesore në mbrojtje të komunitetit LGBTI në kuadër të projektit për monitorimin e mediave vendase fushatës zgjedhore kanë ndërmarrë nismën “Mendo Politikisht”.

Në kuadër të kësaj nisme organizatat LGBT kanë identifikuar katër politikanë, të cilët kanë shprehur publikisht qendrime homofobike. Këto politikanë janë:

Nard Ndoka — Kandidat i PD-së në Shkodër

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe Kryetari I Partisë Demo-Kristiane e ka quajtur homoseksualitetin sëmundje dhe deviance. Zoti Ndoka ka thënë në Kuvend se “Nuk është imun nga të tilla devianca”. Në një postim në Facebook për Tirana Gay (P)Ride e zhvilluar më 13 maj, Ndoka shkroi:

Kjo është: Qeveria proteston me biçikleta dhe tullumbace në orën 11:00 për të drejtën e “tajares”!

Eduart Ndocaj – Kandidat i PBDKSh në Lezhë

Ish-deputeti I PS dhe tani kandidati i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar Eduard Ndocaj, gjatë një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” u shprehu me krenari bindjen e tij anti-LGBT. Ai tha se:

Zoti mund të kishte krijuar dy burra dhe dy gra, por ai krijoi një burrë dhe një grua ku familja ka peshën kryesore. Partitë Demokristiane e kanë taksative që nuk bien dakord për LGBT, paska edhe emrin si targë makine.

Mesila Doda — kandidate e PDIU-së në Tiranë

Mesila Doda ka qënë një nga zërat kryesorë kundër miratimit të ligjit për martesat për çiftet të të njëjtës gjini, megjithëse një nisëm e tillë nuk është paraqitur asnjëherë në Kuvend.

Zonja Doda në mënyrë të vazhdueshme është përpjekur të drejtojë debatin mbi këtë ligj, i cili është detyrim i qeverisë shqiptare për tu miratuar nën vendimin e Gjykatës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut për “martesën”. Në emisionin “Opinion”, ajo ka deklaruar se:

Unë e di çfarë kauzash kam mbajtur [..] nuk e lashë që të venin LGBT-në në martesë.

Tritan Shehu— Kandidat i PD-së në Gjirokastër

Tritan Shehu, drejtor i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike mendon se lejimi i përfshirjes së çifteve me të njëjtin seks në ligjin e martesës “do të shkatërronte themelet e shoqërisë njerëzore”.

Hapja rrugë e “martesave gay” do ët thotë të shkatërrosh themelin e shoqërisë njerëzore, familjen! Do të thotë në realitet të diskriminosh shoqërinë dhe vlerat e saj universale, të kërkosh të prekësh edhe fëmijët nëpërmjet adoptimeve nga çifte të tilla.

Respektimi dhe zbatimi i të drejtave të njeriut në Shqipëri është një nga pesë kushtet kryesore të kërkuara nga BE për hapjen e bisedimeve. Dhe, pavarësisht këtij detyrimi dhe premimeve të shumta, qeveria Rama nuk ka bërë asgjë konkrete për të përmirësuar jetën e qytetarëve LGBT në Shqipëri. Diskriminimi dhe dhuna, në veçanti në qytete e vogla, vazhdon të jetë problematike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>