Liderët e Ballkanit Perëndimor flasin për procesin e anëtarësimit në Bruksel

Nga Exit News
Liderët e Ballkanit Perëndimor flasin për procesin e anëtarësimit në Bruksel

Përfaqësuesi i Lartë i BE-se Joseph Borrel u shpreh se me gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të diskutojë hapur për anëtarësimin dhe ndikimin gjeopolitik.

“Ne e konsideronim Ballkanin Perëndimor si një nga përparësitë më të larta të Bashkimit Evropian dhe ranë dakord për të rritur angazhimi ndaj rajonit”, u shpreh borrel, në një njoftim për median.

Në takim do të marrë pjesë edhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimit te Olivér Várhelyi.

Qëllimi kryesor i takimit është dëgjimi i pikëpamjeve të udhëheqesve të Ballkanit dhe të reflektojmë së bashku se si mund të punojmë më mirë së bashku për të ardhmen tonë të përbashkët.

“Shpresoj që ky shkëmbim të na ndihmojë të kuptojmë më mirë dinamikën e rajonit dhe – siç thashë – se si mund të punojmë së bashku për të trajtuar këto sfida më të gjera gjeopolitike me të cilat ato përballen sot”, përfundon njoftimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>