Jeremy Corbyn, lideri i Partisë Laburiste britanike, ka cituar Enver Hoxhën në një mbrëmje festive të Krishtlindjes me anëtarët e partisë që punuan në zgjedhjet e vitit 2015.
Duke dashur të përgatisë e mobilizojë stafin për një vit të vështirë përpara, ai ka zgjedhur të përdorë fjalë, sipas tij, të Enver Hoxhës kur u shpreh se “ky vit do jetë edhe më i ashpër se ai që shkoi.”
Corbyn i është referuar Enver Hoxhës si një udhëheqës i fortë.
Mediat britanike raportojnë se stafi ka mbetur i habitur dhe i hutuar nga kjo simpati, të paktën e pavend, e liderit të tyre.
Corbyn njhet për mendimet dhe qëndrimet e tij ekstreme të majta.