Liderja e opozitës bjelloruse largohet nga vendi pas trazirave

Nga Exit News
Liderja e opozitës bjelloruse largohet nga vendi pas trazirave

Liderja e opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya është larguar nga vendi, pas protestave dhe përleshjeve që po ndodhin në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.

Tikhanovskaya ishte rivalja kryesore e Alyaksandr Lukashenkos, presidentit të vendit që prej vitit 1994.

Mbrëmjen e së dielës, pasi mbaroi procesi i votimit, ajo publikoi foto nga qendrat e numërimit dhe të dhënat e votave dhe njoftoi fitoren e saj. Por pak orë më vonë, presidenti Lukashenko shpalli fitoren absolute me 80 për qind të votave, duke ngjallur dyshime për manipulim të rezultatit.

Kjo ngjalli revoltë tek qytetarët të cilët prej të dielës vazhdojnë të protestojnë dhe kërkojnë largimin e Lukashenkos.

Svetlana Tikhanovskaya njoftoi se është larguar nga vendi për të larguar nga rreziku fëmijët e saj dhe se tani ndodhet në një vend të sigurtë.

Tikhanovskaya vendosi të garontë kundër Lukashenkos, pasi bashkëshorti i saj është ndaluar të kandidojë dhe është arrestuar në fillim të këtij viti, në një sulm të paprecedentë të presidentit dhe qeverisë kundër opozitës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>