Ligji për anëtarësinë e detyrueshme në Dhomat e Tregtisë kthehet në Kuvend

Ligji për anëtarësinë e detyrueshme në Dhomat e Tregtisë kthehet në Kuvend

Presidenti Nishani ktheu sot në Kuvend ligjin për Dhomat e Tregtisë.

Ligji parashikonte anëtarësimin e detyrueshëm të personave fizikë dhe juridikë të regjistruar në QKR në Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë.

Të gjithë personat e anëtarësuar duhet të paguanin me detyrim edhe një kuotë fikse, të përcaktuar nga Dhomat e Tregtisë.

Presidenti e arsyetoi si më poshtë vendimin e tij:

  • Ky qëndrim nuk është në përputhje me rregullat bazë të ekonomisë së tregut.
  • Shoqatat e biznesit duhet të kryejnë aktivitet mbi bazën e rregullave që janë të drejta dhe jodiskriminuese.
  • Anëtarësimi absolut i detyrueshëm me anë të pagesës së kuotës së anëtarësisë në dhomat e tregtisë nga të gjithë personat fizikë dhe juridikë krijon premisat e një takse të fshehtë për biznesin në kushtet që subjektet tregtare kanë vështirësi në realizimin e fitimeve.
  • Ligji shkel nenin 46 të Kushtetutës ku përcaktohet qartë se ’Kushdo ka të drejtë të organizohet kolektivisht për çfarëdo qëllimi të ligjshëm’ duke njohur kështu një parim themelor të të drejtave themelore të njeriut për të marrë pjesë në organizatat dhe shoqatat, qofshin politike, të biznesit apo tjetër, me vullnetin e tyre”

 

Artikuj të lidhur:

Mbërrijnë “taksat” e fshehura për biznesin

“Taksa e simpatisë” mbi bizneset 17 shkurt 2016 7:48 pm

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>