Ligji për Arsimin e Lartë – Nuk arrihet marrëveshje mes pegadogëve dhe Ministrisë së Arsimit

Ligji për Arsimin e Lartë – Nuk arrihet marrëveshje mes pegadogëve dhe Ministrisë së Arsimit

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini dhe pegadogët e Universitetit të Tiranës nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për Ligjin e Arsimit të Lartë, gjatë takimit të sotëm.

Këtë njoftim e dha Mark Marku, kreu i departamentit të Gazetarisë, pas përfundimit të takimit:

“U diskutua shumë, por nuk u ra dakord për asgjë, sepse ministrja nuk ka vullnetin për t’iu përgjigjur gjendjes adekuate në universitet. Biseda ishte rreth kërkesave. Nuk pati një qëndrim konkret nga ana e ministres së Arsimit.

Presim deri në darkë nëse ajo do të ketë një përgjigje konkrete. Nëse s’do ketë qëndrim nga Ministrja Shahini, do e marrim si refuzim të kërkesave tona. Pastaj ne do të mbledhim takimin e Asambleve dhe do të mbajmë një qëndrim për kërkesat tona.”

Sipas Zotit Marku, ministrja Shahini u përpoq t’i shpjegonte pedagogëve në takim, se përse Pakti për Universitetin ishte i mirë dhe plotësonte disa nga kërkesat e studentëve, ndaj ndryshime të tjera të ligjit nuk ishin të

Në një mbledhje të 26 janarit, pedagogët e Universitetit të Tiranës vendosën t’i kërkonin ministrisë, ndër të tjera, rishikimin tërësor të Ligjit të Arsimit të Lartë dhe shfuqizimin e VKM-ve të datës 26 Dhjetor 2019, i cili cenon autonominë universitare.

Kjo mbledhje u bë pas bllokimit të auditorëve nga studentët, të cilët që prej fillimit të dhjetorit janë në protestë kundër ligjit të Arsimit të Lartë, kushteve të këqija dhe tarifave të larta nëpër universitete.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>