Linjat ajrore amerikane do të rinisin shitjen e biletave të avioit për sediljet në rreshtin e mesit të avionit. Prej dy muajsh ato kishin ndaluar shitjen e këtyre biletave për të ruajtur distancat e kërkuara.
American Airlines (AAL) njoftoi se do të fillojë fluturimin me kapacitetin e plotë të pasagjerëve në datën 1 korrik.
Linjat ajrore që do të zbatojnë këtë praktikë do të njoftojnë pasagjerët kur një fluturim është mbi 70% i prenotuar, për t’i dhënë atyre mundësinë të ndërrojnë biletën për një fluturim me më pak njerëz në bord.