Këshilli i Lartë i Drejtësisë [KLD] ka urdhëruar hetim disiplinor për gjykatësin Petraq Curri, i cili liroi nga burgu trafikantin shqiptarë të drogës Alket Hatiaj.
Inspektorët e KLD-së do të hetojnë dosjen e trafikantit në Gjykatën e Durrësit dhe më pas do të hartojnë një raport përfundimtarë. Prokuroria e Durrësit e apeloi vendimin e lirimit për Zotin Hatiaj.
Alket Hatiaj i dënuar me 20 vjet për trafik droge në Itali, u arrestua nga policia shqiptare me kërkesë të shtetit italian.
Media italiane e cilësoi Alket Hatijën si një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.