Kufiri shqiptaro-grek në Kapshticë është liruar plotësisht.
Qytetarët shqiptarë të bllokuar në pikën doganore Kapshticë, kanë arritur të hyjnë në tokën greke pas thuajse katër ditësh.
Pika kufitare në Kakavijë vijon të punojë pa kufizime në numrin e qytetarëve që lejohen të kalojnë kufirin, deri në orën 22:00.
Rradhët kilometrike në Kakavijë dhe Kapshticë nisën prej datës 13 gusht.