Lista e PS: Najada Como dhe Luljeta Bozo kryesojnë në Tiranë

Lista e PS: Najada Como dhe Luljeta Bozo kryesojnë në Tiranë

Nga Kryesia e PS, kryeminsitri Rama ka prezantuar listën e kandidatëve për qarkun e Tiranës, ku kryesojnë dy emra të njohur vitin e fundit,  Najada Como dhe Luljeta Bozo.

Rama tha se e kishte të pamundur t’i ndante dy figurat, që sipas tij i kanë përcjell komunitetit përkujdesje e dashurie

Do jenë shumë të vyera për ne, përtej këtij fakti jam shumë krenar që PS në këto prurje të reja i jep mundësi pensionistëve të kenë deputeten e tyre. U jep mundësi gjyshërve të ndihen të përfaqësuar nga kategoria e tyre shoqërore, për herë të parë mos kenë vetëm të tjerë që flasin për ta, por një që i përfaqëson ata,” u shpreh Rama.

Të dy kandidaturat u shpallën vetëm pak ditë më parë nga kryeministri.

Ato janë në linjë me mbështetjen e fushatës elektorale të PS te rindërtimi pas tërmetit dhe fushata e vaksinimit për përballimin e pandemisë.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>