
Selim Lela ka qenë i regjistruar si kandidat në listën e Nismës Thurrje të depozituar në KQZ.
Nga një kërkim i Exit për listën që Nisma Thurje ka depozitar në KQZ rezulton se Lela ka qenë pjesë e saj, ndryshe nga sa ka deklaruar ai.

Selim Lela u prezantua nga Nisma Thurrje të martën në Facebook si kandidat i listës së tyre. Të mërkurën Lela e përgënjeshtroi këtë postim duke thënë se nuk ishte në dijeni.
“Mbrëmë kam marrë vesh që qenkam kandidat për deputet nga Nisma Thurje. U habita shumë, se Nismën Thurje e kam takuar për çështjen e statusit të minatorit. Ata më kanë bërë një fotografi për këtë gjë, por kanë keqpërdorur besimin tim”, tha Lela.