Lista serbe dërgoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit për miratimin e qeverisë së re, sipas Radio Evropa e Lirë. Në një njoftim zyrtar, lista serbe kërkoi të shfuqizohet vendimi për dhënien komunitetit serb vetëm të një ministrie.
“Lista Serbe pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë në përputhje me ligjin kushtetues, duke respektuar të drejtat dhe interesat e popullit serb, si dhe të komuniteteve të tjera joshumicë”
Në përbërjen e Qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti, Lista Serbe ka marrë drejtimin e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. Përveç ministrit nga komuniteti serb, qeveria e Kosovës ka dy ministra nga komunitetet e tjera minoritare.
Ministër për Zhvillim Rajonal u emërua Fikrim Damka, kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës; ministër i Administrimit të Pushteti Lokal u emërua Elbert Krasniqi, nga radhët e komunitetit egjiptian.