Subjekti më i madh politik i serbëve të Kosovës, Lista Serbe, thotë se nuk e mbështet votimin e qeverisë së Albin Kurtit, nga Lëvizja Vetëvendosje.
Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq tha se Kurti “në mundësinë e parë për veprim ka shkelur Kushtetutën”, sipas REL.
Sipas tij, Listës Serbe i takojnë dy ministri, meqenëse ka 11 deputetë.
Simiq tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje.
Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme, ku pritet të inagurohet qeveria e re e Kosovës.
Ndërkohë më herët, Exit zbardhi edhe emrat e ministrave të rinj të qeverisë Kurti 2.
Në seasncën kostituitive, Kurti tha se qeveria e tij do të kryejë një serë reformash, në drejtësi, shëndetësi e arsim.
Në prezantimin e kabinetit qeveritar, Kurti bëri të ditur se për Listën Serbë është rezervuar drejtimi i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
Në Kosovë tri ministri iu ndahen pakicave me Kushtetutë.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 58 vende në kuvendi.
Partia Demokratike e Kosovës ka 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 8 deputetë.
Nga komunitetet, Lista Serbe ka fituar të dhjetë vendet e garantuara; dy vende i ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe nga një vend kanë fituar partitë boshnjake Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Unioni Socialdemokrat.
Një tjetër vend e ka marr koalicioni Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.