Ish-Pryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ankimoi në Gjykatën e Apelit vendimin për dënimin me burg dhe sekuestrimin e pronave nga Gjykata e Shkallës së parë, sipas medias.
Llalla u dënua me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga sistemi i drejtësisë dhe poste publike nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, më 20 mja. Gjykata vendosi edhe sekuestrimine një apartamenti në Durrës dhe 4 sipërfaqe toke në emër të Llallës.
Adriatik Lalla nuk ka pasur burime të ndershme për krijimin e këtyre pasurive, deklaroi Gjykata në vendimin e saj. Gjithashtu, gjykata ka gjetur se Llalla ka blerë pasuri me vlerë të ulët dhe i ka rishitur me vlere të lartë.
Ai u shpall ‘non grata’ nga SHBA-të me arsye e veprave të korrupsionit në poste publike.