
Adriatik Llalla, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore kundër tij në Gjykatën e Apelit të mërkurën.
Avokati i Llallës tha për gazetarët se ai ndodhej në një spital por nuk e dinte se ku:
“Di që Llalla është në spital, kaq di. Nuk e di ku ndodhet Llalla, nuk kam komunikim sa i përket anës shëndetësore të ish-kryeprokurorit, kam komunikim vetëm për anën procedurale”.
Ai u shpreh se vendimin e Gjykatës do ta dërgojnë në Gjykatën e Lartë.