Kryeprokurori Llalla ka kërkuar që procesi i Vetingut të mospërdoret për të imponuar prokurorët në punën e tyre.
“Të gjithë ne jemi para perocesit të Vetingut. Gjithsesi nuk mund të përdoret nga askush si mënyrë për të imponuar prokurorët në vendmmarrjen e tyre”.
Në analizën vjetërore të Prokurorisë së rrethit Shkodër, Llalla ka kërkuar që vartësit e tij të shtojnë luftën ndaj krimeve, kryesisht hetimin për kultivuesit e kanabisit. Ai ka akuzuar punonjës të doganeve dhe tatimeve.
“Konstatohet se është rritur numri i procedimeve ndaj punonjësve zyrtarë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre”.
Një tjetër shqetësim për prokurorinë e Shkodrës ishte dhe numri i madh i hetimeve për rastet e trafikut të drogës ndërkohë që numri i personave të akuzuar është i vogël.
Kryeprokurori Llalla ka qenë një nga të akuzuarit e ambasadorit Lu. Sipas këtij të fundit, Llalla prej shumë muajsh është pozicionuar kundër reformës në drejtësi.
“Po shohim njerëz të fuqishëm që po përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre mbi gjykatën dhe prokurorët. Shembulli më i fundit për këtë është veprimi i Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Në muajt nëntor dhe dhjetor prokurorët u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e kompjuterave të ILDKPI që është jetik për vettingun”, deklaroi Lu. Ndërkohë që diplomati akuzoi Llallën dhe për kandidaturat e përzgjedhura për shortin për KED-në.
“Prokurori i Përgjithshëm dhunoi frymën e Kushtetutës duke dërguar një listë me 3 prokurorë për të plotësuar 3 pozicione”, akuzoi Lu.