Lleshaj: Ligji i policisë në përputhje me parimet europiane, kthimi i ligjit akt politik

Nga Exit News
Lleshaj: Ligji i policisë në përputhje me parimet europiane, kthimi i ligjit akt politik

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se ligji për policinë është hartuar në përputhje me parimet më të mira europiane.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Lleshaj u shpreh se me ligjin e amenduar policia kufizohet vetëm në mbikqyrje. Ndërkohë ai shtoi se procedura do jetë nën mbikqyrjen e SPAK dhe SHÇBA-së.

“ Në thelb kodi i procedurës penale thotë që duhet të rregullohet veçmas dhe ne kemi rregulluar veçmas me parimet më të mira europiane dhe i japim policisë më pak atribute. Procedura nën mbikëqyrjen e SPAK dhe SHÇBA-së.”

Lleshaj tha se kthimi i ligjit nga presidenti është akt politik.

Me 24 nëntor Presidenti Meta ktheu në Kuvend ligjin, me argumentin se shkel parimin e ndarjes së pushteteve dhe cenon pavarësinë e prokurorisë.

Në shkurt të 2020, qeveria miratoi disa ndryshime në ligjin për policinë, të cilat i jepnin policisë së shtetit të drejtën të përgjojë dhe gjurmojë qytetarët vetëm me vendim të saj për një periudhë deri në tre muaj, pa kërkuar fare leje nga gjykata.

Më pas shumica socialiste u tërhoq ky propozim duke parashikuar se policia nuk do të përgjojë por vetëm do të mbikqyri.

Exit shkroi më parë në një artikull se ky projektligj jo vetëm shkel Kushtetutën dhe ligjin, por dhe parimin e ndarjes së pushteteve, duke i dhënë qeverisë qeverisë kompetencat e prokurorisë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>