
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i kujtoi qytetarëve dhe pronarëve të lokaleve të zbatojnë kufizimet e vendosura nga qeveria pasi situata e koronavirusit në vend është përkeqësuar.
Gjatë një kontrolli në terren me drejtorin e policisë Ardi Veliu, Lleshaj tha se ‘lokalet mbeten një burim risku dhe kërkesa për të evituar grumbullimet e mëdha mbetet aktuale.’
E njëjta thirrje, tha Lleshaj, vlen dhe për pishinat, plazhet dhe vendet e tjera të grubullimeve.
Ministri u shpreh se e gjithë kjo sakrificë bëhet për të parandaluar ‘valën e madhe të infektimeve dhe për të ndërtuar një digë përballë spitaleve, në mënyrë që mos të mbingarkojmë tej mundësive spitalet.’