
Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI akuzoi KQZ-në se ka futur dorazi procesverbalin e pajisjes elektronike të identifikimit biometrik në 4 kutitë e votimit në Berat.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari u shpreh për median se ky fakt vërteton akuzat e LSI-së për vjedhje të votës.
“Nga hapja e kutive, u pa qartë se ka më shumë fletë votimi sesa vetë numri i votuesve. Qartazi kutitë janë mbushur duke përdorur çdo strukturë në funksion të qeverisë”, u shpreh Braimllari.
Ai shtoi se LSI do të bëjë publike edhe prova të tjera për manipulimin e procesit zgjedhor.