LSI akuzon për “masakër zgjedhore”

Nga Exit News
LSI akuzon për “masakër zgjedhore”

Sekretari i përgjithshëm i LSI Endrit Bramillari akuzoi se ka ndodhur “një masakër zgjedhore”.

Në një deklaratë për media ai tha se “po faktohet moment pas momenti masakra zgjedhore që ka ndodhur në 25 prill me autor mafian e Rilindjes në pushtet”.

“Të gjitha manipulimet, e pafund të procesit zgjedhor janë evidentuar dhe po evidentohen një për një. Ndonëse KQZ nuk ka nxjerrë akoma rezultatet përfundimtare pas të cilit lind edhe e drejta e ankimimit kemi bërë tashmë gati një sërë denoncimesh”, u shpreh ai.

Braimllari njoftoi se  këto denoncime do të depozitohen pas daljes së rezultatit përfundimtar.

Ndërkohë LSi ka depozituar kallëzim në SPAK për manipulime të procesit zgjedhor nga komisionerët dhe drejtorët e Rilindjes “që manipulonin votat duke bërë shënime dhe duke i bërë të pavlefshme”.

Ai njoftoi se LSI do të depozitojë disa animime:

Do të depozitohet ankimimi për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës, për përjashtim antikushtetues dhe  të paligjshëm, masiv të zgjedhësve nga e drejta për të votuar.

Do të depozitohet ankimimi për pavlefshmërinë të një sërë qendrash votimi në Berat.  Do të depozitohet ankimimi për Qarkun e Durrësit ne respekt te parashikimeve ne kodin zgjedhore.

Do te depozitohet kërkesa për rinumërim në disa qarqe të vendit për shkak të manipulimeve dhe parregullsive të rënda në procesin e numërimit.

Si dhe vlerësimin e pavlefshmërisë së votave që lidhen me këtë proces.

“Kërkojmë nga KQZ, administrim me përgjegjësi absolute të të gjithë materialeve të votimit. Kërkojmë bllokimin e të gjitha materialeve të votimit dhe ruajtjen e tyre në respekt të ligjit dhe nën vëzhgim dhe monitorim me kamera”, tha ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>