Lëvizja Socialiste për Integrim akuzoi Policinë e Shtetit për ndalim të paligjshëm të mbështetësve të LSI-së. Edmond Ndou, drejtuesi i qarkut Shkodër për LSI-në u shpreh për median se kjo ka për qëllim frikësimin e strukturave të LSI-së.
“I bëj thirrje policisë Shkoder dhe drejtuesve te saj në të gjitha bashkitë e qarkut të ndalin këtë aksion të paprecedent sepse do të përgjigjen përpara ligjit”, u shpreh për median Ndou.
Ai e akuzoi PS-së se po bënë veprimet e fundit në përpjekje për të shpëtuar nga humbja.