LSI denoncon, 80 rrëmbime në Vlorë gjatë qeverisjes së Ramës

Nga Exit News
LSI denoncon, 80 rrëmbime në Vlorë gjatë qeverisjes së Ramës

Dega e LSI-së në Vlorë ka akuzuar kryeministrin Rama se e ka kthyer Vlorën në pjesën më të kriminalizuar të vendit.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i LSI të Vlorës, Gëzim Lacaj, denoncoi se pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, “Vlora u shndërrua në teatrin tragjik të rrëmbimeve kriminale”

Sipas burimeve zyrtare, që prej kur Edi Rama është kryeministër e deri sot, janë referuar në Prokurorinë e Vlorës rreth 80 raste të rrëmbimit dhe të zhdukjes së personave. Vetëm në vitin 2016 kur kanabizimi i Shqipërisë arriti kulmin, janë rrëmbyer dhe zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, 16 qytetarë të Vlorës, fatin e të cilëve nuk e di askush.”, deklaroi ndër të tjera zëdhënësi i LSI-së.

Zhdukja e qytetarëve sipas LSI-së tregon se strukturat e shtetit bashkëpunojnë me grupet kriminale.

Krimi është fytyra e vërtetë e qeverisë dhe Vlora për fat të keq, është pjesa më e kriminalizuar e vendit, që është padyshim edhe për meritën e veçantë të deputetit të Vlorës dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.”, tha Lacaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>