Lëvizja Socialist për Integrim e quajti rrëzimin e kërkesës se tyre për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Gjirokastër, vendim politik. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllarit u shpreh për median, se vendimi ishte “arbitrar, i njëanshëm, politik në shërbim të Rilindjes”.
“Vendimi anti kushtetues dhe tërësisht politik i Komitetit të Ekspertëve i mohoi në mënyrë të njëanshme dhe cënoi të drejtën e votës për mijëra qytetarë shqiptarë që janë jashtë kufijve dhe pak orë pas përfundimit të zgjedhjeve e tërhoqi këtë vendim duke treguar qartë që ishte një vendimmarrje politike”, u shpreh Brahimllari për median, pas publikimit të vendimit nga KAS, të mërkurën.
Brahimllari u shpreh se pajisja e identifikimit biometrik ka lejuar votimin e shumëfishtë, duke cënuar procesin.
Ai konfirmoi vendimi për apelimin e vendimit të KAS në Kolegjin Zgjedhor.