LSI fut në program punësimin e të rinjve në Call-Center

Nga Exit News
LSI fut në program punësimin e të rinjve në Call-Center

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha të hënën se punësimi i të rinjve në call-center do të jetë pjesë e programit të LSI për të rinjtë.

Ajo tha se LSI do të ofrojnë mundësinë që studentët të punojnë në call-center gjatë kohës që studiojnë.

“Pavarësisht se çfarë shkollimi bën, Call-Center sot është një lloj biznesi që ofron një pagë shumë të mirë. Vërtet ti merr një prioritet në degët e universitetit, por kur mbaron universitetin, prapë je i paqartë se cilat janë hapat që do të hedhësh në vijim, dhe ndoshta kjo pjesa e Call Center është edhe një gjë e mirë”, tha Kryemadhi.

Aktualisht në Shqipëri ka një numër të madh të rinjsh, studentët dhe të diplomuar që punojnë në call-center.

Sindikata Solidaritet një sindikatë për punëtorët e call center-ave shpesh ka raportuar probleme që hasin punëtorët në këtë sektor.

Punëtorët e call center rrëfejnë se puna u “jep ankth” dhe se “nuk kanë nerva të flasin me miqtë”.

Disa të tjerë treguan në këtë rrëfim se kanë vetëm 15 minuta pushim në tetë orë punë dhe se përpjekja për të arritur bonuset u shton stresin dhe ankthin edhe më tepër.

Ndërkohë disa prej firmave të call-center në Shqipëri kanë rezultuar se mashtrojnë, e në disa të tjera punëtorët janë të pasiguruar.

Kështu puna në call-center nuk duket puna më e mirë për një të ri që sapo nis rrugëtimin e  tij në universitet.

“Përveç çështjes së orareve, është edhe çështja e pagesave, të cilat krijojnë mundësinë për shitjen e produkteve, të cilat kanë cilësi të lartë, pagesë të mirë, por edhe janë të garantuara në pagesa për sa i përket kompanive që janë këtu, por edhe punonjësve. Nga ana tjetër është shumë më e kollajshme të jetosh në Shqipëri, sepse edhe klima është shumë e mirë, janë afër familjeve të tyre”, u shpreh Kryemadhi duke folur për punësimin e të rinjve në call center të hënën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>