LSI kallëzon në SPAK 3 kryebashkiakë për shpërdorim detyre

Nga Exit News
LSI kallëzon në SPAK 3 kryebashkiakë për shpërdorim detyre

LSI kallëzoi në SPAK kryetarin e bashkisë së Korçës Sotiraq Filo, kryetari i Bashkisë së Maliqit, Eduard Duro, kryetari i Bashkisë së Devollit për shpërdorim detyre.

Në një deklaratë për shtyp, Endrit Brahimllari deklaroi se ata kanë punësuar persona në administratë në shkelje të ligjit.

Në kundërshtim me ligjin, këta drejtues kanë emëruar në funksionet publike pjesëtarë të krimit të organizuar dhe subjekte të OFL-së.

Niko Peleshi dhe ushtarët e tij po përdorin Operacionin ‘Forca e Ligjit’ në funksionin e tij personal. Individë me rekorde kriminale, subjekte të OFL-së, kanë ofruar mbështetje personale, por jo vetëm kaq, për shërbimin që do të japin në fushatë, i ka emëruar edhe në funksione publike”, tha ai.

Brahimllari pohoi se do të publikojë fakte për këtë denoncim dhe i bëri thirrje qytetarëve të votojnë LSI në datën 25 prill.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>