LSI ka kallëzuar të hënën në SPAK kryeministrin Edi Rama, ministrin Arben Ahmetaj, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe disa zyrtarë të tjerë për shpërdorim detyre.
Në kallëzimin e nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm, Endrit Brahimllari argumentoi se që prej 25 dhjetorit personat më sipër kanë shpërndarë leje legalizimi si dhe kanë marrë pjesë në aktivitete ku janë promovuar projektet për ndërtimin e shtëpive të prekura nga tërmeti.
LSi shprehet se qëllimi i këtyre veprimeve është sigurimi i favoreve elektorale dhe sigurimin e votave.
Në përfundim LSI i kërkon SPAK të nisë hetimet për të gjithë personat e mësipërm.