LSi kërkoi hapjen e plotë të listave. Në një postim në Facebook, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shkruan se LSI ka kërkuar hapjen e listave që në vitin 2017.
“Listat e hapura LSI i kerkoi qe ne 2017!
Sapo u ngrit Komisioni Parlamentar te Reformes Zgjedhore, ne vjeshten e vitit 2017, te drejtuar nga Bledar Çuçi dhe Oerd Bylykbashi LSI i paraqiti propozimet.
Propozim kryesor i LSI qe ne 2017 ishin listat e hapura.”