LSI kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në Korçë dhe Vlorë

Nga Exit News
LSI kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në Korçë dhe Vlorë

LSI i kërkoi KQZ-së të shpallë të pavlefshëm zgjedhjet në qarqet e Korçës dhe Vlorës. Përmes një kërkesë, LSI pretendon që ka patur shkelje të ligjit zgjedhor, të cilat kanë ndikuar në shpërndarjen e mandateve.

Të dielën PD dërgoi në KQZ dosjen ankimore me “qindra prova fakte dhe të dhëna që provojnë tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve”.

PD kërkon që të ketë rivotim në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë.

Ndërsa më parë, LSI ka kërkuar ripërsëritjen e zgjedhjeve në Durrës, Gjirokastër, Korçe e Fier.

Të hënën KAS caktoi relatorët për 15 kërkesat ankimore të paraqitura nga subjektet zgjedhore, për zgjedhjet e 25 prillit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>