LSI ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës, duke kërkuar shpalljen e tyre të pavlefshme.
Përmes një kërkese drejt Komisionit të Ankimeve, LSI kërkon që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Dropull.
Ata argumentojnë se për shkak të parregullsive në këtë bashki duhet që zgjedhjet të shpallen të pavlefshme. LSI shton se kjo do të ndikojë në shpërndarjen e mandateve prandaj zgjedhjet duhet të shpallen në të gjithë qarkun e Gjirokastrës.
LSI nuk mori asnjë mandat në këtë qark.