LSI kërkon pezullimin e vendimit të Komitetit Teknik

Nga Exit News
LSI kërkon pezullimin e vendimit të Komitetit Teknik

LSI i kërkoi Gjykatës Administrative të pezullojë vendimin e Komitetit Teknik në lidhje me karantinën e detyrueshmë 2 javore të udhëtarëve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Në kërkesën dërguar të martën, LSI argumenton se ky vendim shkel të drejtën e këtyre qytetarëve për të votuar në ditën e zgjedhjeve.

“Me vendimmarrjen e tij për vendosjen në karantinë dy javore të shtetasve shqiptarë që vijnë nga Greqia apo Maqedonia, në thelb është mohuar e drejta kushtetuese e zgjedhësve shqiptarë me banim në Greqi dhe Maqedoni për të ushtruar të drejtën e tyre të zgjedhin lirisht për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021.”

Ata kërkojnë që të pezullohet ky akt deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata pasi në të kundërt gjykimi në themel i çështjes do të ishte nul.

“Është pikërisht ajo që ne kërkojmë të arrijmë me anë të kësaj masë sigurimi, pra mbajtjen të ngrirë të gjendjes faktike të mosmarrëveshjes. Me marrjen e masës së sigurimit të padise në këtë rast, do të realizohej mbajtja e ngrirë e zbatimit të vendimit të paligjshëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe zbatimi i një prej lirive dhe të drejtave themelore të njeriut siç është e drejta e vote.”argumentohet më tej.

Kërkesa e LSI erdhi pasi një ditë më parë Komiteti Teknik vendosi karantinë 2 javore për të gjithë udhëtarët nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Kjo masë do të jetë në fuqi deri me 3 maj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>