LSI padit Bashkinë Tiranë për tjetërsimin e truallit të ‘Sami Frashërit’

Nga Exit News
LSI padit Bashkinë Tiranë për tjetërsimin e truallit të ‘Sami Frashërit’

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) paditi sot, 6 nentor, Bashkinë Tiranë për tjetërsim të truallit të shkollës “Sami Frashëri”.

“Dokumentat që ne disponojmë vërtetojnë akuzën e bërë disa ditë më parë nga Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi”, tha përfaqësuesja e LSI-së Floida Kërpaci para Gjykatës së Tiranës.

Kryemadhi në një konferencë për shtyp, të martën, tha se qeveria i ka kaluar pronësinë e truallit bashkisë dhe më pas në 2020-ën në certifikatën e pronësisë së truallit dalin një sërë pronarësh.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i kundërshtoi deklaratat e Monika Kryemadhit. Ai posojë në Twitter kartelën e pasurisë për truallin e shkollës ku dallohet se Bashkia Tiranë është pronarja e truallit.

Rama përgënjeshtrojë, të enjten akuzat e opozitës se BT ka tjetërsuar truallin.

Në një postim në Facebook, Rama shkroi se:

Shkolla e re që mban emrin e tij, do të rilindë më e sigurt, më e madhe, më e bukur në truallin e shkollës së vjetër.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>