LSI: Rama përgjegjësi i vetëm për konfliktin ku ka hyrë vendi

Nga Exit News
LSI: Rama përgjegjësi i vetëm për konfliktin ku ka hyrë vendi

LSI deklaroi se kryeministri Rama është përgjegjës për konfliktin ku ka hyrë vendi.

Në një postim në Facebook, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shkruan:

Edi Rama sot u shpalli luftë shqiptarëve. Populli sot është përballë armikut të vetëm të tij Edi Ramës. Edi Rama është shkaktari dhe përgjegjësi i vetëm i konfliktit më të rëndë ku ka hyrë vendi.”

Vasili shprehet se Rama po sillet si armik me shqiptarët dhe Kushtetutën, duke theksuar se opozita është më e vendosur se kurrë përballë tij.

Edi Rama po sillet si armik i populli, i Kushtetutës dhe i paqes me shqiptarëve ndaj do të trajtohet vetëm si i tillë dhe me zero tolerancë. Opozita e bashkuar është përballe tij më e vendosur se kurrë.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>