LSI, PR dhe PAA regjistrohen për zgjedhjet e 13 tetorit

LSI, PR dhe PAA regjistrohen për zgjedhjet e 13 tetorit

Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientaliste kanë dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit.

Lajmin e bëri publik Top Channel i cili ka publikuar fotot e kërkesës së LSI-së dhe PR-së, që mbajnë datën 3 gusht 2019.

Deri më tani nuk ka informacione nëse partitë e tjera të opozitës janë regjistruar në KQZ. Bazuar në Kodin Zgjedhor, 5 gushti është afati i fundit për regjistrim.

Më 2 gusht, LSI, Partia Agrare dhe ajo Republikane i kërkuan zyrtarisht KQZ-së të zbatojë dekretin e Presidentit Meta, i cili caktoi 13 tetorin si datë zgjedhjesh. Sipas tyre zgjedhjet e mbajtura në 30 qershor janë të paligjshme dhe dekreti i Presidentit për caktimin e datën së zgjedhjeve duhet respektuar përsa kohë është në fuqi.

Ndërsa më 31 korrik, Presidenti Meta i kërkoi KQZ-së dhe partive politike të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e 13 tetorit, duke i konsideruar zgjedhjet e 30 qershorit të paligjshme.

Nuk dihet ende nëse KQZ do t’i pranojë këto kërkesa. Më 2 gusht, katër anëtarët socialistë të KQZ-së braktisën mbledhjen e përcaktuar për shqyrtimin e kërkesës së partive të opozitës për nisjen e procedurave për zhvillimin e zgjedhjeve vendore më 13 tetor. Klement Zguri, Kryetari i KQZ-së, ka qënë i vetmi anëtarë i pranishëm në mbledhje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>