Gjatë ditës së sotme, sipas raportimeve të LSI-së janë dhunuar tre aktivistë të kësaj partie. Pas këtyre incidenteve, Nënkryetari i LSI-së Luan Rama doli në një konferencë urgjente për shtyp. Ai u shpreh se “Rilindja përshkallëzon rastet e dhunës”. Zoti Luan Rama kërkoi gjithashtu shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako.
Më herët gjatë ditës, edhe ish-kryetari i LSI-së Ilir Meta sulmoi Drejtorin e Policisë, duke u shprehur se këto raste dhune “do të ndodhin sa të kemi Hakiun e Drogës aty”.
Anetarët e LSI-së të dhunuar sot janë:
Në Shkodër u dhunua Kryetarja e LSI-së Sajmira Laçi dhe Kryetarja e LRI-së Romina Ruçi në qytetin e Pukës nga anëtarë të Partisë Socialiste. Rasti i dhunës u raportua nga Lëvizja Socialiste për Integrim dega Shkodër. LSI i bëri thirrje strukturave të policisë të sigurojnë rendin dhe sigurinë për zhvillimin e një fushate zgjedhore me standarte.
Në Fushë-Krujë u dhunua një tjetër anëtar i LSI-së. Ish Kryetari I LSI-së Ilir Meta e vizitoi të dhunuarin në spital nga ku deklaroi se “me qetësi do ta marrin pergjigjen.” Anëtari i LSI-së Blerim Çela, sipas deklaratave të Zonjës Nora Malaj, u dhunua në zyrat e LSI-së nga një person i armatosur.