Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi akuzoi PS-në për manipulim dhe vjedhje votash.
Në një deklaratë për shtyp, më 28 prill, Kryemadhi u shpreh se PS i ka vjedhur nga një mandat LSI-së në Berat, Korçë, dhe Durrës.
PS, sipas Kryemadhit, ka bërë presion mbi mbështetësit e LSI-së.
Ajo akuzoi mediat kombëtare për manipulim dhe lejim të blerjes së votave të qytetarëve.
“Makineria mediatike që i dha mundesinë për të blere votën. Situata tregoi se shqetësimi i presidentit ishte i drejtë. LSI i kërkon falje për këtë veprim e qendrim që nuk solli asgjë tjetër vetëm rrëmbimin dhe fitoren e zgjedhjeve nga bandat dhe oligarkët”.
Kryemadhi fajësoi edhe sistemin elektoral, duke u shprehur se:
“LSI me 100 mijë vota ka marrë 4 mandate, ndërsa një partië 32 mijë vota ka marrë 3 mandate”.
Kryemadhi u shpreh se LSI do të vazhdojë betejën në Kuvend dhe në sheshet e vendit.