LSI vazhdon betejë në Kuvend dhe në sheshe

Nga Exit News
LSI vazhdon betejë në Kuvend dhe në sheshe

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi akuzoi PS-në për manipulim dhe vjedhje votash.

Në një deklaratë për shtyp, më 28 prill, Kryemadhi u shpreh se PS i ka vjedhur nga një mandat LSI-së në Berat, Korçë, dhe Durrës.

PS, sipas Kryemadhit, ka bërë presion mbi mbështetësit e LSI-së.

Ajo akuzoi mediat kombëtare për manipulim dhe lejim të blerjes së votave të qytetarëve.

Makineria mediatike që i dha mundesinë për të blere votën. Situata tregoi se shqetësimi i presidentit ishte i drejtë. LSI i kërkon falje për këtë veprim e qendrim që nuk solli asgjë tjetër vetëm rrëmbimin dhe fitoren e zgjedhjeve nga bandat dhe oligarkët”.

Kryemadhi fajësoi edhe sistemin elektoral, duke u shprehur se:

LSI me 100 mijë vota ka marrë 4 mandate, ndërsa një partië 32 mijë vota ka marrë 3 mandate”.

Kryemadhi u shpreh se LSI do të vazhdojë betejën në Kuvend dhe në sheshet e vendit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>