Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, në qarkun e Vlorës.
Lajmin e bëri të ditur vetë Rama, në një intervistë për gazetën Koha Jonë.
Rama tha se Vlora, megjithëse një prej qarqeve kryesore, ‘ka pasur deputetë, por nuk është përfaqësuar në kuvend’.
Pyetur për rezultatin që opozita pret të marrë në Vlorë, Rama u shpreh:
“Rezultati do të jetë 7 me 5 në favor të opozitës.
Tetë vjet korrupsion e vjedhje, shpërdorim dhe tallje, tetë vjet krim dhe abuzim nuk mund të falen pa ndëshkim dhe ndëshkimi i 25 prillit do të jetë i pamëshirshëm.”
Deri tani në Vlorë dihet se do të kandidojë dhe Damian Gjiknuri nga PS dhe Bujar Leskaj nga PD. Nuk dihet ende nëse kryeministri Rama do të vazhdojë të kandidojë në Vlorë, si në zgjedhjet e fundit, apo do të ndryshojë qark.