Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Luçiano Boçi prezantoi të mërkurën prioritetet e PD-së për arsimin, nga ulja e tarifave të universiteteve deri tek rritja e pagave për pedagogët.
Boçi tha ata studentë që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë se nuk do të paguajnë tarifat e universitetit.
Ai tha se kjo vlen për të gjithë nivelet e studimeve deri në master.
Për pedagogët, Boçi tha se do të rriten pagat në 900 euro në muaj, ndërsa ata që kanë gradën shkencore ‘Profesor’ do të paguhen 1 300 euro në muaj.
Ai u ndal edhe tek punësimi i të rinjve pas diplomimit, duke thënë se do t’u sigurohet një praktikë në formë stazhi e paguar. Pagesa do të jetë 300 mijë lekë në muaj.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi të mërkurën programin elektoral për arsimin për zgjedhjet e 25 prillit. Pikat kryesore të programit mund t’i shihni këtu.