
Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar sot dy personave të tjerë të deklarojnë pasuritë e tyre në kuadër të nismës së qeverisë kundër krimit.
Ata janë:
Bardhok Pllanaj nga Kopliku –i dënuar në Blegjikë për trafik të qenieve njerëzore. Ai njihet si ‘Sheiku’ i Shkodrës, i arrestuar në vitin 2018 për ndërtimin pa leje të një pallati 10 katësh, me vlerë 2 milionë euro.
Pas hetimeve, policia arriti në përfundimin se Pllanaj po e ndërtonte pallatin me të ardhura nga aktiviteti kriminal. Atij iu sekuestruan dhe 20 pasuri të tjera, apartamente, biznese, troje, makina etj.
A.K – i arrestuar në Gjermani për trafikim të lëndëve narkotike, banues në Durrës.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së për pasuritë e tyre.
Për më tepër rreth nismës së qeverisë për të luftuar krimin dhe pasuritë e vëna përmes veprimtarive kriminale lexoni këtu.