Lufta kundër pastrimit të parave, Meta dekreton ligjin për regjistrin e llogarive bankare

Lufta kundër pastrimit të parave, Meta dekreton ligjin për regjistrin e llogarive bankare

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin “Për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare”, i miratuar së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë, në kuadër të direktivave të BE kundër pastrimit të parave.

Në njoftimin e presidencës thuhet se ky ligj do të shtojë mekanizmat për parandalimin e keqpërdorimit të sistemit financiar në Republikën e Shqipërisë.

“Ky ligj pritet të jetë një mjet më shumë në dorë të agjensive ligjzbatuese në luftën kundër pastrimit të parave dhe të produkteve, që burojnë nga veprat penale, për parandalimin e financimit të terrorizmit, si dhe për lehtësimin e procedurave të mbledhjes së detyrimeve tatimore, taksave apo tarifave, në nivel qendror apo vendor.”

dekret

Regjistri Qendror i Llogarive Bankare është një sistem qendror elektronik i mbajtësve të llogarive bankare si dhe kasetave të sigurisë, në të cilin regjistrohen të dhënat e raportuara nga institucionet financare.

Këto të dhëna do të përdoren për të zbuluar, identifikuar dhe hetuar veprimtari kriminale si pastrimi i parave dhe evazioni fiskal.

Që prej vitit 2017, Shqipëria është një nga vendet më të rrezikuara nga pastrimi i parave.

Në vitin 2018, Shqipëria u fut në listën e vendeve që duhet të monitorohen nga MoneyVal, agjensia e Këshillit të Evropës që mbikqyr rrezikun e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Në shkurt 2020, Shqipëria u bë pjesë e listës gri për pastrimin e parave të Task Forcës së Hetimit Financiar, FATF, një institucion ndër-qeveritar i krijuar në 1989 nga ministrat e vendeve anëtare të tij.

Ligji “Për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare” u miratua në kuadër të Planit të Përbashkët të Veprimit për Anti – Terrorizëm për Ballkanin Perëndimor, i cili u nënshkrua në tetor 2018 nga përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>