Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Edi Rama zhvilloi të mërkurën një konferencë të përbashkët me Ministren e Punëve të Jashtme e Suedisë, Ann Linde, në Tiranë për bashkëpunimin në krimin e organizuar, ndërmjetësimin e dialogut në Bjellorusi dhe organizimin e konferencës ministeriale të OSBE-së në dhjetor.
Kryeministri Rama njoftoi se gjatë takim me ministres Linde, Shqipëria dhe Suedia do ët bashkëpunojnë për luftën ndaj krimit të organizuar. Ai tha se së shpejti një investim suedez në turizëm pritet të nisë në vend.
Ministrja e Jashtme Linde theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në luftën ndaj krimit të organizuar
“Kur shohim raportët nga BE, një fushë ku Shqipëria ka qënë e suksesshme ka qënë shteti i së drejtësi dhe sistemi i ri i drejtësisë.
Në Suedi kemi problem me krimin e organizuar, është nëj problem pa kufi. Bandat evropiane bashkëpunpjnë në territorin evropian”.