Luiza Gega, nënkampionia shqiptare e Evropës në atletike, u prit dje në aeroport nga një grup qytetarësh me pankarta në duar që brohorisnin emrin e saj.
Arbër Çepani, një nga organizatorët e kësaj nisme shprehet se “sakrifica dhe kurajo e kësaj kampioneje, për qytetarët që nga vështirësitë nuk ja dalin dot në këtë vend, është më shpërblyese se çdo çmim monetar.”
Atletja 27 vjeçare është kualifikuar për të garuar dhe në garën e vrapimit 3 mijë metra me pengesa, në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Brazil, muajin e ardhshëm.
Pavarësisht arritjeve të kësaj sportisteje, buxheti i qeverisë për sportin e atletikës mbetet i papërfillshëm.
Artikull i lidhur: