
Aleksandër Lukashenko është betuar, të mërkurën, si presidenti Bjellorusisë, në një ceremoni të fshehtë.
Sipas mediave lokale, Lukashenko u betua në prani të kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ndërsa nuk dihet ende se cilët zyrtarë të lartë të tjerë kanë qenë të pranishëm në ceremoni.
Ky është mandati i gjashtë i Lukashenkos i cili është në pushtet që prej vitit 1994.
Që prej 9 gushtit, pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të dyshimta dhe të kontestuara, vendi është përfshirë nga protestat mbarëpopullore.
Protestat vazhdojnë akoma, ndërsa OSBE-ja po përpiqet të gjejë një mënyrë për të ndërmjetusuar dialogun mes opozitës dhe Lukashenkos.
Ceremonia e sotme e betimit pritet të acarojë më shumë qytetarët e Bjellorusisë, të cilët kërkojnë fundin e sistemit autokratik të Lukashenkos.